Programet

Organizata për Zhvillim të Komuniteteve HUMAN është duke implementuar projektin  ‘‘ Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“ të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.

Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e vetëdijes së qytetarëve mbi funksionimin e institucioneve publike  dhe të drejtat e tyre që ju takojnë karshi këtyre institucioneve.

Projekti në vete ka disa komponente si:

  1. Angazhimi i 5 Radiove Lokale (Radio Peja, Radio Gjakova, Radio Alba – Klinë, RTV Fontana – Istog dhe RTV Gorazhdevci – Fshati Gorazhdevc Pejë), të cilat do të ndertojnë nga dy emisione radiofonike në muaj me tema të ndryshme përgjatë 10 muajve të projektit përmës praktikantëve të cilet radiot do ti angazhojnë në kuadër të këti projekti.
  2. Angazhimi i 6 zyrave të avokatëve (nga një zyre avokatësh në Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog dhe 2 në Deçan) të cilët në kohëzgjatje nga tre muaj do të pranojnë secili nga 3 praktikant. Praktikantët përpos njohurive që do ti marrin nga avokatët me të cilët do të bashkëpunojnë, do të jenë pjesë edhe e aktiviteteve tjera që organizata HUMAN do ti ndërmarr.
    Për identifikimin e këtyre praktikantëve organizata HUMAN ka nenshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me Univerzitetin Publik “Haxhi Zeka” – Pejë,  gjegjësisht me dekanin e Fakultetit Juridik.
  3. Angazhimin e 6 OJQ-ve vendore në komunat e sipërpërmendura (nga një në secilën komunë) të cilat do të shpërndajnë broshura me tema të ndryshme duke vizituar dhe kontaktuar familjet dhe qytetarët me qëllim ngritjen e vetëdijës së tyre karshi të drejtave që ju takojnë.
  4. Angazhimin e 6 ligjëruesve (student të diplomuar apo student në master të fakultetit juridik) të cilët do të mbajnë ligjerata në shkollat e mesme dhe shkollat e mesme të ulta mbi Sundimin e Ligjit.
  5. Organizimi i shënimit të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit në gjashtë komunat e regjionit të Dukagjinit/Java kundër korrupsionit.
  6. Organizimi i tryezave të rrumbullakëta në nivel komunal dhe regjional me tema të ndryshme si dhe aktivitete tjera.