HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Vizita derë me derë të vullnetarëve/anëtarëve të Organizatave Joqeveritare – Qershor 2024
Duke synuar ngritjen e vetëdijes për promovimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit si dhe dukurive tjera negative në shoqëri, kanë vazhduar vizitat derë me derë të anëtarëve/vullnetarëve të OJQ’ve në zonat rurale dhe urbane në gjashtë komunat e rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Junik dhe Deçan). Gjatë muajit Qershor 2024 janë realizuar 810 vizita. Gjatë këtyre vizitave janë shpërndarë edhe fletushka me qëllim të inkurajimit të qytetarëve që mos të bëhen indiferent ndaj dukurive negative dhe për çdo dukuri të vërejtur mos të hezitojnë që ti lajmërojnë organet kompetente dhe kështu të kontribojnë për një sundim më efektiv të ligjit dhe për një shoqëri më të përgjegjshme.
Këto vizita do të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm dhe konsiderohen shumë të nevojshme dhe të dobishme në inkurajimin e qytetarëve për identifikimin dhe lajmërimin e dukurive negative.
Këto aktivitete vazhdojnë të organizohen në kuadër të projektit ‘‘Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, të implementuar nga organizata HUMAN dhe të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.