HUMAN të mërkurën me datë 23.03.2022 ka organizuar tryezë të rrumbullakët me temë: “Kontrata kolektive e arsimit – sfidat në implementimin e kësaj kontrate”, me pjesmarrës nga drejtorit e Arsimit dhe te zyrave ligjore të komunave të Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut si dhe me përfaqësues të Gjykatave themelore të Pejës dhe Gjakovës, sindikatës së SBASHK-ut, mësimdhënës dhe avokat të regjionit të Pejës.

Pjesmarrësit gjatë kësaj tryeze diskutuan mbi vështirësit/gjendjen aktuale që komunat kanë në realizimin e obligimeve që parashihen në kuadër të kësaj kontrate.

U diskutua gjithashtu për paditë e shumta të ngritura në gjykata nga ana e mësimdhënësve në realizimin e të drejtave të tyre që burojnë nga kjo kontatë si dhe mbi humbjet e medha buxhetore që po u shkaktohen buxheteve komunale për obligimet shtesë ndaj gjykatave, avokateve dhe përmbaruesëve.

 

Në fund të tryezes, pjesmarrësit dhanë rekomandim dhe të gjithë së bashku u dakorduan që të organizohet edhe një tryezë regjionale ku pjesëmarrës, përpos pjesëmarrësve në këtë tryezë, do të ishin edhe kryetarët e gjashtë komunave të rrafshit të Dukagjinit si dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Pushtetit Lokal dhe ministria e Financave

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – Programi për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatim të ligjit (INL).