Sot me datë 19 Mars 2021, përmes platformës ZOOM u mbajtë tryeza e parë me karakter regjional me temë “Përceptimi i shoqërisë civile/qytetarëve mbi shërbimet e institucioneve publike”.

Të pranishëm në tryezë, përpos aktereve të shoqërisë civile, ishin dhe drejtor dhe zyrtar komunal të komunave të Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut.

Gjatë kësaj tryeze pjesmarrësit paten mundësin që të diskutojnë me zyrtarët komunal mbi perceptimin e tyre lidhur me sundimin e ligjit, korrupsionit, transparencës dhe pse ky përceptim është negativ sa i përket këtyre çështjeve të shtjelluara.

Edhe përkundër transparencës ekzistuese (përmes publikimeve të bëra në faqet zyrtare të komunave lidhur me tenderet, kompanit fituese dhe përgjegjësit e monitorimit të projekteve), pjesmarrësit e shoqërisë civile kërkuan që të gjinden modalitete tjera për përafrimin e qytetarëve me institucionet publike duke vënë në pahë që edhe përkundër caktimit të përgjegjësve institucional për monitorimin e projekteve në realizim e sipër, prap se prap vërehet kualiteti i dobët i punimeve që ne si qytetarë i hasim në përditshmërinë tonë.

Mospjesmarrja e disa drejtorëve të shërbimeve komunale dhe shefave të zyrave të prokurimit u cilësua nga pjesmarrësit si neglizhencë dhe mospërfillje e tyre karshi qytetarëve dhe brengave të tyre.

Që të kemi një monitorim më të suksesshëm të projekteve, është e domosdoshme që përpos caktimit të përsonave përgjegjes për projektet nga ana e komunës, të ndërtohen edhe komisione nga komuniteti të cilët do të mbikqyrnin mbarëvajtjen e punimeve në komunitet.

Mu për këtë, funksionalizimi i Kshillave të Bashkësive Lokale u pa si një mundësi reale që do të ngriste kualitetin e punimeve/projekteve në komunitet e si rrjedhoj dhe luftimin e korrupsionit.

Si rekomandim i vetëm në mgritjen e transparencës dhe zvoglimin e mundësisë së aferave korruptive u pa që sa ma shpejtë që të jetë e mundur që të funksionalizohen dhe fuqizohen Bashkësit e Kshillave Lokale dhe të gjinden mundësi zyrtarizimi/obligimi të bashkëpunimit në mes të pushtetit lokal dhe Bashkësive të Kshillave Lokale në ngritjen e transparencës dhe luftimit të Korrupsionit.