HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Organizata HUMAN, në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – Programi për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatim të ligjit (INL), dhe në bashkëpunim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, gjatë muajit Shtator 2022 ka organizuar suksesshëm dymbedhjete (12) tryeza të rrumbullakëta, në komunat e Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, me temat “Dukuria shqetësuese e dhunës dhe ngacmimeve seksuale tek të miturit” dhe Trekëndëshi i komunikimit mësimdhënës, prind dhe nxënës.
Pjesmarrës në këto tryeza ishin zyrtar nga Drejtoratet e arsimit te komunave përkatëse, drejtorë të shkollave të mesme të larta, shkollave të mesme të ulta, psikolog, kryetarë të kshillit të prindërve, kryetar të kshillit të nxënësve, zyrtar policor nga njesia për komunitete, zyrtar nga qendrat për punë sociale, mësimdhënës si dhe organizata rinore
Përmes këtyre tryezave, organizata HUMAN kishte për qëllim që së bashku me akter të ndryshëm në komunat e lartëcekura, të identifikojnë problemet e ndryshme që egzistojne lidhur me temat në fjalë, me qëllim të propozimit të ideve dhe propozimeve konkrete për bashkëveprim në mes të akterëve institucional dhe jo institucional për të kontribuar në zgjidhjen e këtyre problemeve.