Në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, organizata HUMAN në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, ka organizuar suksesshëm katër (4) tryeza të rrumbullakëta, në komunat e Deçanit, Junikut, Klinës dhe Istogut.

Përmes këtyre tryezave, organizata HUMAN kishte për qëllim që së bashku me akter të ndryshëm në komunat e lartëcekura, të identifikojnë problemet e ndryshme që egzistojne në këto komuna, me qëllim të propozimit të ideve dhe propozimeve konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe që këto probleme të adresohen tek institucionet përkatëse.

Pjesmarrës në këto tryeza ishin akter të ndryshem të shoqërisë civile si dhe akter tjerë komunal.

 

Këto tryeza do të vazhdojnë të organizohen edhe në komunat tjera gjatë gjithë vitit 2022.