HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Organizata për zhvillim të komuniteteve HUMAN, gjatë muajjit Dhjetor 2021, ka organizuar dy trajnime nje ditore mbi Monitorimin dhe Komunikimin në bashkëveprim me të gjithë akterët e involvuar në projektin shumëkomponentësh “Fuqizimi i lidhjeve në mes të shoqërisë civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë” I financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.
Në trajnimet mbi Monitorimin dhe Komunikimin Efektiv të organizuar përmes platformes ZOOM, me date 23 dhe 24 Dhjetor 2021, pjesmarrës ishin përfaqësues të OJQ-ve, student te universitetit Haxhi Zeka – Pejë, gjegjsisht fakultetit juridik, bashkepunetore dhe vullnetarë te organizatës HUMAN si dhe pjesmarrës tjerë nga shoqeria Civile.
Qellimi i trajnimit mbi Monitorimin ishte qe pjesmarresit ta kuptojne me drejte:
Nocionin “monitorim”; Të njihemi me elementet thelbësore dhe të pandshme të procesit të monitorimit; Të kuptojmë procedurat e përgjithshme të procesit monitorues, si planet strategjike, tubimet kontinuele, videot etj.; Të kuptojmë specifikisht monitorimin si proces në fushën juridike (prokurim dhe gjykata) dhe Të konkretizojmë njohuritë teorike me raste praktike gjersa
Qellimi i trajnimit mbi Komunikimin Efektiv ishte qe pjesmarresit ta kuptojne me drejte definicionin dhe llojet e komunikimit si:
Komunikimi personal; Komunikimi nderpersonal; Komunikimi ne grupe te vogla; Komunikimi me publikun; Mass – Komunikimi; Komunikimi jo-verbal e krejt keto me qellim qe pjesmarresit te kene nje qasje me korrekte gjate punes se tyre qofte ne kuader te projektit, po ashtu edhe ne sferat tjera profesionale qe pjesmarresit kane.
Trajner ne keto dy module ishin:
Mr.Sc. Artan Maloku – trajner per trajnimin e monitorimit dhe
Dr.Sc Alban Maliqi – trajner per trajnimin e Komunikimit Efektiv