Takimi i tret i trupës koordinuese/Këshilluese

 

Pejë, Dhjetor 2020

 

Me date 30 / Dhjetor / 2020 u mbajtë takimi i tret i rradhes të trupes koordinuese/këshilluese në kuadër të projektit Fuqizimi I lidhjeve në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve publike në promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

 

Nga ky takim, pjesëmarrësit e inkurajuan OJQ HUMAN që të vazhdoi me aktivitetet e parapara në projekt duke vërë në pahë rëndësin e këtyre aktiviteteve në ngritjen e vetëdijës së qytetarëve mbi sundimin e ligjit.

Në të njejten kohë, pjesmarrësit e këti takimi e konsideruan si shume të nevojshe që temat e rradhës që do të realizohen nga radiot lokale të jenë:

                    Pasojat juridike që krijohen në të ardhmen e të rinjëve nga kryerja e veprave penale dhe

                    Ngritja e vetëdijës së qytetarëve për raportimin e dukurive negative.

Këto dy tema u propozuan duke marrë shkas dhunën abuzimet me substance narkotike dhe dhuna në rritje nga të rinjët si dhe hezitimi I qytetarëve në vazhdimësi që të raportojnë rastet e dhunës dhe veprave tjera penale.

Radio emisionet që do të realizohen mbi këto dy tema, qëllim kryesor do të kenë që ti njoftojnë qytetarët që dëshmit e tyre pranë organeve kompetente janë konfidenciale dhe që ata nuk do të përballen me rrezikun ashtu siq është fituar një përshtypje nga ana e qytetarëve.