HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Takimi i dytë i trupës koordinuese/Këshilluese
Pejë, Dhjetor 2020
Takimi i dyte i trupës koordinuese/këshilluese, për shkak të situates pandemike nga COVID-19, u organizua përmes platforms ZOOM me datë 02 / Dhjetor / 2020.
Gjatë diskutimeve nga pjesmarrësit u theksua se ka mungesë dhe hezitim të qytetarëve në denoncimin e dhunës ndaj grave.
Me qëllim që të tejkalohet ky hezitim nga ana e qytetarëve, u pa si e domosdoshme që tema e pare për realizimin e radio emisioneve të jete Dhuna ndaj Gruas.
Si çështje e dytë që të shtjellohet nga radiot locale u propozua që të realizohen emisione mbi punën e zyrave të prokurimit më që shumica e qytetarëve e shohin punën e kësaj zyre te lidhur direct apo indirect me korrupsionin.
Gjatë realizimit të këtyre emisioneve u sugjerua që të përfshihen akter të ndryshëm në mënyrë që të kete një pasqyrim sa më të mire mbi procedurat e prokurimit dhe se si fillojnë dhe mbarojnë punët e kësaj zyre karshi projekteve që komunat I realizojnë.