Në kuadër të takimeve të rregullta mujore, trupa këshilluese/koordinuese e cila vepron në kuadër të projektit  ‘‘Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, me date 12/07/2022 mbajti takimin e rradhës ku, përpos që u informua mbi aktivitetet e organizuara gjatë muajit paraprak, pjesëmarrësit e takimit shpalosen dhe shtjelluan problematika të ndryshme mbi sundimin e ligjit dhe si çështje që do të jënë në interes të qytetarëve propozuan temat:

  • Pasojat e zjarreve te qellimshme dhe masat parandaluese (me fokus tek zjarret qe bujqit/qytetaret i shkaktojne duke i djegur fushat qellimisht) dhe
  • Siguria publike dhe respektimi i orarit te punes gjate nates (me fokus: ndotja akustike/zhurmar ne lokale nga muzika, konsumimi i alkoolit dhe si pasoj aksidentet ne trafik, azhuriteti i policise/njesive te trafikut per te parandaluar vozitjen ne gjendje te dehur etj…)