Klinë, Tetor 2020

Me date 8 Tetor 2020 në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” Klinë u organizuan katër ligjeratat e para me teme sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”

Nxënësit e klasave X1, X2, X3 dhe X4, nën vezhgimin e profesorit të edukatës fizike, paten rastin që të dëgjojnë ligjeraten dhe të bashkëbisedojnë me ligjeruesen Znj. Besarta Shala – Juriste e diplomuar.

Gjatë ligjeratës dhe bashkëbisedimit me nxënës u vu në pahë rroli I nxënësve në promovimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit përmes sjelljeve të tyre ndaj hapësirave ku jetojne dhe mësojnë si dhe ndikimi I tyre që mund ta kenë tek familjarët e tyre në promovimin e sundimit të ligjit.