Junik, Shkurt 2021

Me 22 Shkurt 2021, nxënësit e klasave VII3A, VII3B, VII2A dhe VII2B të shkollës së mesme të ulët “Edmond Hoxha” Junik, ishin pjesë e ligjeratave të organizuar me qëllim të respektimit të ligjeve në përgjithësi dhe luftimit të korrupsionit në veçanti.

Edhe pse të rinjë në moshë, nxënësit përmes ligjeratës dhe bashkëbisedimit me ligjeruesen, arriten të kuptojnë që me sjelljet e tyre ata mund që sado pak të ndikojnë në respektimin e ligjit dhe mirëqenjës së shoqërisë në përgjithësi, duke kërkuar nga të rriturit që të jenë ma përgjegjës për veprimet e tyre.