HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Junik, Nëntor 2020
Me date 02 dhe 03 Nëntor 2020 në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut” Junik u organizuan bashkëbisedime me nxënësit e klasave XI1 Grupi A, XI3 Grupi A, XI2, dhe XII1 Grupi B, mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.
Përpos ligjeratës dhe bashkëbisedimit që nxënësit zhvilluan me ligjeruesen, atyre ju shpërndan dhe broshurat si material shtesë në ngritjen e vetëdijës së tyre mbi luftimin e korrupsionit.