Duke synuar promovimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit si dhe dukurive tjera negative në shoqëri, në shkollat e mesme dhe të mesme të ulta në pesë komunat e rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog dhe Deçan), gjatë muajit Janar 2023 janë realizuar 24 ligjerata me pjesëmarrjen e rreth 456 nxënësve dhe mësimdhënësve të këtyre shkollave.

Në kuadër të këtyre ligjeratave, nxënësve, po ashtu u janë shpërndarë fletushka informative dhe vetëdijësuese.

Në secilën komunë respective, ligjeratat janë mbajtur nga ligjeruesit/jurist të diplomuar.

Nxënësit janë inkurajuar që njohurit e marra nga ligjeratat ti ndajnë me familjaret dhe me shoqërinë e tyre.

Këto ligjerata do të vazhdojnë dhe në muajt e ardhshëm dhe konsiderohen edhe nga institucionet relevante arsimore si shumë të nevojshme dhe të dobishme.

Këto aktivitetet vazhdojnë të organizohen në kuadër të projektit  ‘‘Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, të implementuar nga organizata HUMAN dhe të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.