Istog, Janar 2021

Me 29 Janar 2021 në shkollen e mesme teknike “Mithat Frashëri” Gurakoc – Istog u organizuan katër ligjerata mbi luftimin e korrupsionit me nxënësit e klasave XII6, XI7, XI8 dhe XI6. Gjatë ligjeratës juristja Doruntina Visoqi pati mundësi që të marr edhe opinionet e nxënësve se çka nxënësit mendojnë që mund të kontribuoin në këtë drejtim.

Në shumicen dërmuese të rasteve, nxënësit e pane sit ë pa mundur që ata vërtet mund të kontribuoin në këtë drejtim.

Duke përdorur shembuj konkret, ligjeruesja vuri në dijeni nxënësit se edhe ata mund të japin kontributin e qmuar të tyre në parandalimin e korrupsionit dhe ndikimin në sundimin e ligjit përmes veprimeve të përditshme që nxënësit kanë. Mbrojtja e të mirave material të shkollës, mbrojtja e ambientit dhe thirrja që nxënësit mund ta bëjnë në këtë drejtim janë vetëm disa nga shembujt e shtjelluar se si nxënësit mund të kontribuoin në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.