HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Gjakovë, Nëntor 2020
Me katër Nëntor 2020 pas dakordimit me drejtorin e shkollës zt.Gjokë Tahiri u organizuan katër ligjeratat e rradhës me nxënësit e klasave XI5 grupi A, XII2 grupi A, XII3 dhe XII7 grupi A të shkollës së mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” Gjakovë.
Fillimi i ligjeratës është zhvilluar duke prezantuar, organizatën, projektin dhe financuesit e projektit, më pas është vazhduar me ligjeratën e cila ka qenë interaktive me shembuj të kapshëm për audiencën (shembuj abstrakt), e pas ligjeratës është zhvilluar nje bashkëbisedim me nxënësit në lidhje me dukurinë e korrupsionit, dmth si e kuptojnë ata korrupsionin, a njohin ndonjë rast, dhe se si mund të ndikojnë në parandalimin e këtyre dukurive.