Edhe gjate muajit Dhjetor, organizata HUMAN përmes ligjeruesve te angazhuar ka realizuar 24 ligjerata me pjesëmarrjen e rreth 400 nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave te ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit.

Nxënësve, në kuadër të këtyre ligjeratave, po ashtu u janë shpërndarë fletushka informative dhe vetëdijësuese.

Ligjeratat janë mbajtur nga ligjeruesit/juristet e diplomuar në secilën komunë respektivie.

Nxënësit janë inkurajuar që njohurit e marra nga ligjeratat ti ndajnë me familjaret dhe me shoqërinë e tyre.

Këto ligjerata do të vazhdojnë dhe në muajt e ardhshëm dhe konsiderohen edhe nga institucionet relevante arsimore si shumë të nevojshme dhe të dobishme.

Aktivitetet janë duke u organizuar në kuadër të projektit  ‘‘ Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, të implementuar nga organizata HUMAN dhe të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.