Junik, Tetor 2020

Me 19 dhe 20 Tetor 2020 në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut” Junik, ne nxënësit e klasave XII3 Grupi B, XII2, XII3 Grupi A, dhe XII1, u mbajten katër ligjeratat e para me qëllim ngritjen e vetëdijës së nxënësve mbi rëndësin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit në ndërtimin e një shteti funksional dhe ligjor.

Gjatë shtjëllimit të temave ligjeruesja Sindije Idrizi – jurist e diplomuar ligjeroi mbi pasojat dhe efektet negative që sjellin mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsioni në shoqëri.

Pjesa dërmuese e nxënësve e shihnin rrolin e tyre si të pamundur që të ndikojnë në këtë aspekt.

Gjatë bashkëbisedimeve me nxënësit, u la të kuptohet që sjellja e tyre e mire në shkolla, ndaj ambientit apo edhe ndaj dukurive tjera negative që mund ti shohin, janë veprime konkrete që ata mund ti bëjë në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.