Deçan, Mars 2021

Me 17 dhe 18 Mars 2021 në Shkollen e mesme teknike “Tafil Kasumaj” Deçan u organizuan katër ligjerata mbi sundimin e ligjit me nxënësit e klasave XII1, XII2, XII3 dhe XII4.

Mungesa e marrjës së përgjegjësive nga individet si fillim e më pas edhe nga përsonat zyrtar janë elementet fillestare që e dërgojnë një shtet drejt mungesës së sundimit të ligjit dhe shfaqjës së korrupsionit në shoqëri.

Duke marrë shkasë nga ky konstatim I nxënësve, ligjeruesi vuri në pahë se ndryshimet e mëdha fillojnë nga veprimet e vogla të cilat mund të ndërmirren nga çdo nnjëri nga ne.

Ruajtja e aseteve të shkollës (karriket, bankat, muret, nyjet sanitare etj), mbrojtja e ambientit duke mos ndotur, sjellja në komunikacion (duke tërhekur vëmendjen prindërve që të respektohen shenjat e komunikacionit), janë disa nga veprimet që ju si nxënës mund ti bëni çdo ditë.

Me këto veprime të thjeshta, ju bëhëni protagonist të rëndësishem në repsektimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Në fund të çdonjërës ligjerat u përcoll mesazhi se Ndryshime fillojnë nga individi, nga Unë/Ti.