Gjakovë, Tetor 2020

Me date 13 Tetor dhe 23 Tetor 2020 në shkollen e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” (klasat XII12 grupi B, XII112 grupi B, X7 grupi A dhe X14 grupi A) në Gjakovë në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë” u organizuan katër ligjerata me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Ligjeruesi Drinor Koci – Jurist I Diplomua gjatë ligjeratës vuri në dijeni ndikimin e mungesës së sundimit të ligjit dhe aferave korruptive në përditshmërinë e qytetarëve dhe pasojat e përgjithshme që këto dukuri ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit.