Organizata HUMAN, me qëllim të promovimit të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit dhe dukurive tjera negative në shoqëri, në shkollat e mesme dhe të mesme të ulta në pesë komunat e rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog dhe Deçan), gjatë muajit Maj 2021 janë realizuar 24 ligjerata me pjesëmarrjen e rreth 456 nxënësve dhe mësimdhënësve të këtyre shkollave.

Në kuadër të këtyre ligjeratave, nxënësve, po ashtu u janë shpërndarë fletushka informative dhe vetëdijësuese.

Ligjeratat janë mbajtur nga ligjeruesit/juristed e diplomuar në secilën komunë respektivisht. Nxënësit janë inkurajuar që njohurit e marra nga ligjeratat ti ndajnë me familjaret dhe me shoqërinë e tyre.

Këto ligjerata do të vazhdojnë dhe në muajt e ardhshëm dhe konsiderohen edhe nga institucionet relevante arsimore si shumë të nevojshme dhe të dobishme.

Aktivitetet janë duke u organizuar në kuadër të projektit  ‘‘ Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, të implementuar nga organizata HUMAN dhe të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.