Dhjetor 2021

Organizata HUMAN edhe gjatë muajit Dhjetor 2021, në kuadër të projektit  ‘‘ Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë” të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), është duke vazhduar me promovimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit dhe dukurive tjera negative në shoqëri.

Gjatë këti muaji janë realizuar 24 ligjerata me pjesëmarrjen e rreth 410 nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave të mesme dhe të mesme të ulta në pesë komunat e rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog dhe Deçan).

Nxënësve, po ashtu u janë shpërndarë fletushka informative dhe vetëdijësuese.

Ligjeratat janë mbajtur nga ligjeruesit/juristed e diplomuar në secilën komunë respektivisht me qrast nxënësit janë inkurajuar që njohurit e marra nga ligjeratat ti ndajnë me familjaret dhe me shoqërinë e tyre.

Këto ligjerata do të vazhdojnë dhe në muajt e ardhshëm dhe konsiderohen edhe nga institucionet relevante arsimore si shumë të nevojshme dhe të dobishme.