HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Me qëllim të promovimit të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit dhe dukurive tjera negative në shoqëri, gjatë muajit Nëntor 2021 janë realizuar 24 ligjerata me pjesëmarrjen e rreth 320 nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave të mesme dhe të mesme të ulta në pesë komunat e rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog dhe Deçan).
Nxënësve, po ashtu u janë shpërndarë fletushka informative dhe vetëdijësuese.
Ligjeratat janë mbajtur nga ligjeruesit/juristed e diplomuar në secilën komunë respektivisht. Nxënësit janë inkurajuar që njohurit e marra nga ligjeratat ti ndajnë me familjaret dhe me shoqërinë e tyre.
Këto ligjerata do të vazhdojnë dhe në muajt e ardhshëm dhe konsiderohen edhe nga institucionet relevante arsimore si shumë të nevojshme dhe të dobishme.
Aktivitetet janë duke u organizuar në kuadër të projektit ‘‘ Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, të implementuar nga organizata HUMAN dhe të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.