HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Pejë, 30 Shtator 2020
Me qellim te mbajtjes se ligjeratave mbi sundimin e ligjit ne shkollat e mesme dhe te mesme te ulta ne rajonin e Dukagjinit, OJQ HUMAN ka angazhuar 6 ligjëruesve te cilet kane perfunduar fakultetin e Drejtësisë ne Universitetit Publik “Haxhi Zeka” ne Peje apo jane ne studime master te keti fakulteti.
Përveç ligjërimit dhe bashkëveprimit me nxenes në tema të tilla si roli i ligjit, transparenca dhe Antikorrupsioni, secilit prej nxenesve të pranishëm në sesionet e leksioneve iu shpërndanë edhe fletëpalosjet antikorrupsion.