Në vazhdimësin e vitit të tretë të projektit ‘‘Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, të implementuar nga organizata HUMAN dhe të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë janë organizuar ligjerata në shkollat e mesme dhe të mesme të ulta në pesë komunat e rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog dhe Deçan), mbi sundimin e ligjit dhe luftimit të korrupsionit si dhe dukurive tjera negative në shoqëri,

24 ligjerata e realizuara gjate muajit Nëntor u vijuan nga rreth 456 nxënës dhe mësimdhënës të shkollave të regjionit të Pejës.

Në kuadër të këtyre ligjeratave, nxënësve, po ashtu u janë shpërndarë fletushka informative dhe vetëdijësuese.

Ligjeratat janë mbajtur nga ligjeruesit/juristet e diplomuar në secilën komunë respektive.

Nga ana e ligjeruesve, nxënësit janë inkurajuar që njohurit e marra nga ligjeratat ti ndajnë me familjaret dhe me shoqërinë e tyre.

Këto ligjerata do të vazhdojnë dhe në muajt e ardhshëm dhe konsiderohen edhe nga institucionet relevante arsimore si shumë të nevojshme dhe të dobishme.