HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Realizimi dhe transmetimi i radio emisioneve në radio stacionet lokale – Korrik 2024
Duke synuar ngritjen e vetëdijes së popullatës së gjërë për promovimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit si dhe dukurive tjera negative në shoqëri, kanë vazhduar realizimet e radio emisioneve nga ana e radio stacioneve lokale për gjashtë komunat e rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Junik dhe Deçan). Gjatë muajit Korrik 2024 janë duke u realizuar dhe transmetuar 12 radio emisione ku janë trajtuar tema me interes shoqëror dhe që kontribojnë në eliminimin e dukurive negative në shoqëri, përmes edukimit dhe ngritjes së vetëdijes së popullates, ngritjes së nivelit të përgjegjësisë të zyrtarëve dhe shërbyesve civil, si dhe për një bashkëpunim më të afërt ndërinstitucional dhe në mes të qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve publike.
Gjatë muajit Korrik janë duke u trajtuar dy tema në të gjitha radiot stacionet lokale:
Nga dy radio emisione do të vazhdojnë të transmetohen edhe në muajt e ardhshëm në radiot lokale, bashkepunetor në projekt (Radio Peja, Rtv Fontana, Radio Alba, Radio Gjakova dhe Radio Gorazhdevci) dhe konsiderohen shumë të nevojshme dhe të dobishme për trajtimin e temave me interes shoqëror, për njohjen e të drejtave dhe obligimeve të qytetarëve dhe shërbyesve civil, si dhe në inkurajimin e qytetarëve për identifikimin dhe lajmërimin e dukurive negative.
Këto aktivitete vazhdojnë të organizohen në kuadër të projektit ‘‘Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, të implementuar nga organizata HUMAN dhe të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.