HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Gjatë muajit Shkurt 2022, organizata HUMAN në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë” I mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Kosovë – Programi për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatim të ligjit (INL) dhe në bashkëpunim me Universitetin Publik “Haxhi Zeka” Pejë, ka përfunduar me sukses angazhimin në punë praktike të 24 juristeve të diplomuar në fakultetin juridik të universitetit të lartëcekur.
Praktikantët të cilët vinin nga të gjashtë komunat e regjionit të Dukagjinit, patën mundësinë që për tre muaj të inkuadrohen në punë praktike përmes gjashtë zyrave të avokatëve të përfshirë në projekt.
Përpos punës praktike në zyre, praktikantet, së bashku me avokatet e përfshirë në projekt, paten mundësin që të marrin pjesë edhe në seanca të ndryshme gjygjësore, ku në mënyre direkte përfituan nga përvoja e avokatëve/mentorëve të tyre.
Organizata HUMAN, edhe në muajt në vazhdim do ti përkrahë studentet që të marrin njohurit e nëvojshme përmes angazhimit të tyre tek zyrat e avokaturave të angazhuara në kuadër të projektit