Gjatë muajit Korrik 2021, organizata HUMAN në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë” I mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe në bashkëpunim me Universitetin Publik “Haxhi Zeka” Pejë, ka përfunduar me sukses angazhimin në punë praktike të 18 juristeve të diplomuar në fakultetin juridik të universitetit të lartëcekur.

Praktikantët të cilët vinin nga të gjashtë komunat e regjionit të Dukagjinit, patën mundësinë që për tre muaj të inkuadrohen në punë praktike përmes gjashtë zyrave të avokatëve të përfshirë në projekt.

Përpos punës praktike në zyre, praktikantet, së bashku me avokatet e përfshirë në projekt, paten mundësin që të marrin pjesë edhe në seanca të ndryshme gjygjësore, ku në mënyre direkte përfituan nga përvoja e avokatëve/mentorëve të tyre.