HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Prill 2022
Me qëllim të fuqizimit të medijave lokale dhe ngritjes së vetëdijës së qytetarëve mbi rrolin dhe rëndësin e tyre që kanë në respektimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, organizata HUMAN, në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, dhe në bashkëpunim me radiot lokale (Radio Peja, Radio Gjakova, Radio Alba – Klinë, Radio Fontana – Istog dhe Radio Gorazhdevci), ka emituar dy emisionet e rradhës përmes valëve të radiove dhe rrjeteve sociale.
Temat e emituara gjate Prillit ishin:
Si ka ndikuar pandemia në gjendjen psikologjike, emocionale dhe ekonomike te popullates në komunën tuaj? dhe
Gjendja ekonomike e popullates ne periudhen post pandemike dhe ndikimi I rritjes së çmimeve në jetën e qytetarëve.