Gjatë muajit Korrik 2021, me dakordimin dhe sygjerimin e trupes koordinuese/këshilluese u realizuan 12 radio emisione nga 5 radiot lokale të regjionit të Dukagjinit.

Temat e shtjelluara përmes këtyre emisioneve gjatë muajit Korrik ishin:

  1. Siguria në komunikacion
  2. E drejta në trashëgimi dhe çështje pronësore

Deri me tani, në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, janë realizuar 108 radio emisione me tematika të ndryshme mbi sundimin e ligjit dhe luften kundër korrupsionit në Kosovë. Këto emisione kanë për qëllim ngritjen e vetëdijës së qytetarëve dhe të kontribojnë në evitimin e mungesës së respektimit të ligjit.