Në fillim të  muajit Nëntor 2020, në bazë të marrëveshjës së bashkëpunimit u nënshkruan marrëveshjet e para tripalëshe në mes të Organizatës HUMAN, zyrave të Avokatëve dhe praktikanëve për fillimin e punës praktike me kohëzgjatje tre muaj.

Gjatë këtyre tre muajve, gjashtë praktikantet e parë (Znj. Agnesa Podrimqaku nga Peja, Znj, Heroina Pulani nga Gjakova, Znj. Sejla Corovic nga Istogu, Z. Agron Daka nga Klina, Z. Qendrim Murselaj nga Deçani dhe Z. Mustaf Tolaj nga Deçanni) do të angazhohen në punë praktike në zyrat e avokatëve me qëllim që ti ngritin kapacitetet e tyre në profesionin e tyre dhe që të njihen më për së afërmi me rëndësin e sundimit të ligjit, punën e gjykatave dhe prokurorive të Kosovës.