OJQ HUMAN / Ambasada e SH.B.A. në Kosovë
Organizata për zhvillim të komuniteteve HUMAN, në bashkëveprim me partnerët e involuar në program, organizoi konferencën me qëllim të prezantimit të arriturave të deritanishme të projektit që për qëllim kryesor ka senzibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për dukuritë negative në shoqëri, me theks të veçant në kontributin e qytetarëve, e posaqërisht të rinjëve, në mbështetje institucioneve relevante në parandalimin e korrupsionit.
Pas prezantimit të ariturave të projektit nga përfaqësuesit e OJQ HUMAN, të pranishmëve ju drejtuan edhe përfaqësuesit e Prokurorive Themelore të Pejës dhe Gjakovës, Policisë së Kosovës / Njësitit për Komunitete në Pejë, Universitetit Haxhi Zeka / Fakultetit Juridik, Institucioneve Komunale, zyreve të avokatëve, shoqërisë civile, radiove lokale si dhe ligjeruesve dhe praktikantëve përfitues në kuadër të projektit.
Të pranishmëve iu drejtua me fjalë rasti edhe përfaqësuesi i Donatorit, Z. Shawn Waddoups, Drejtor i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në kuadër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Z. Waddoups shprehi kënaqësinë e tij për të arriturat e deritanishme të projektit, në përputhshmëri me qëllimet dhe objektivat e programit, dhe i inkurajoj të gjithë pjesëmarrësit që bashkërisht të vazhdojnë të punojnë dhe kontribojnë në zvoglimin e dukurive negative në shoqëri dhe për sundim më të mire të ligjit.
Gjatë konferences u ndanë 30 certifikata për pjesëmarrje praktikantëve, student të diplomuar të Fakultetit Juridik në kuadër të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, të cilët kanë përfunduar me sukses praktikat tremujore në gjashtë zyrat e avokatëve në gjashtë komunat e përfshira në projekt (Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik).
Konferenca u organizuan nga OJQ HUMAN, në bashkëveprim me akterët e involvuar në projektin shumëkomponentësh “Fuqizimi i lidhjeve në mes të shoqërisë civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë” I financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.
Pejë, 23.06.2022