Shkurt 2021

Në fshatrat Lubeniq – Pejë, Devë – Gjakovë, Llukë – Deçan, Sverkë – Klinë, Kovrag, Zallq, Serbobran – Istog dhe fshatin Osojane – Istog, u organizuan kampanjat e rradhës me qëllim sensibilizimin e qytetarëve mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e Korrupsionit.

Në kuadër të këtyre kampanjave, organizatat e involvuara (NRC Peja, F.A.J – Gjakovë, Q.R Ardhmëria – Klinë, Visioni 02 – Istog, Agimi Isniq – Deçan , Qershiza – Junik dhe CRMC – Osojan), përpos shpërndarjes së broshurave gjatë vizitave që ju janë bërë familjeve në teren, kanë plotësuar dhe pyetësoret për të marrë mendimin e qytetarëve mbi perceptimin e tyre lidhur me sundimin e ligjit dhe nivelin e korrupsionit në komunat e tyre respective.