HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Në vazhden e kampanjes për promovimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit, OJQ HUMAN në bashkëpunim me 6 OJQ të regjionit të Pejës gjatë muajit Gusht 2021, kanë vizituar derë në derë 270 familje në zonat rurale dhe urbane të komunave të Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut.
Vullnetarët e këtyre OJQ-ve, përpos shpërndarjes së broshurave dhe plotësimit të pyetsorëve nga familjet e vizituara, kanë bashkëbiseduar dhe për rëndësinë e sundimit të ligjit si dhe luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative në shoqëri, që janë thelbësore për krijimin e një jete dhe prespektivë më të mirë për qytetarët e Kosovës.