Dhjetor, 2020

Në vazhdimin e nismës për ngitjen e vetëdijës së qytetarëve mbi sundimin e ligjit, nga organizatat e përfshira në project janë vizituar në total 270 familje të rradhës. Në fshatin  Gllogjan në Pejë nga Organizata NRC Peja janë intervistuar 45 familje, në fshatin Gremnik në Klinë nga Organizata Qendra Rinore Ardhmëria janë intervistuar 45 familje, në fshatrat Pjetërshan, Dol dhe Bec në Gjakovë nga Organizata F.A.J janë intervistuar 45 familje, në fshatin Carrabreg në Deçan nga Organizata Agimi – Isniq janë intervistuar 45 familje, në fshatin Gorakoc, Tomoc dhe Banjë në Istog nga organizata Vision 02 janë intervistuar 45 familje dhe në fshatin Osojane në Istog nga Organizata CRMC janë intervistuar 45 familje.