Nëntor, 2020

Gjatë muajit Nëntor 2020, në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, janë vizituar gjithsej 270 familje në regjionin e Pejës.

Përmes organizatave jo qeveritare të angazhuara në projekt (NRC Peja, Qendra Rinore “Ardhmëria” Klinë, F.A.J- Gjakovë, Agimi Isniq Deçan, Vision 02 Istog, OJQ “Qërshiza”Junik dhe CRMC-Osojanë/Istog) janë vizituar 45 familje në fshatin Raushiq në Pejë nga Organizata NRC Peja, 45 familje në fshatin Drenoc në Klinë nga Organizata Qendra Rinore Ardhmëria, 45 Familje në qytetin e Gjakovës nga Organizata F.A.J, 45 Familje në fshatin Isniq në Deçan nga Organizata Agimi – Isniq, 45 familje në fshatin Dragolec dhe Tomoc në Istog nga organizata Vision 02 dhe 45 Familje në lagjen Miroci në Junik nga Organizata Qërshiza.

Gjatë vizitave që ju janë bërë familjeve në teren, përpos ndarjes së broshurave me përmbajtje sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, nga vullnetarët e organizatave partnere janë zhvilluar dhe bashkëbisedime me qytetarët përmes plotësimit të pyetsorëve me qëllim njohjen e përceptimit qytetarë mbi korrupsionin dhe se si qytetarët I shohin institucionet locale dhe se si e vlerësojnë punën e këtyre institucioneve.