07 – 11/12/2020
STOP KORRUPSIONIT!
Organizata për zhvillim të komuniteteve HUMAN, gjatë gjithë javës së kaluar me aktivitete të shumta shënoj ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, e cila u organizua me qëllim të senzibilizimit dhe ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për dukuritë negative në shoqëri, me theks të veçant në kontributin e qytetarëve, e posaqërisht të rinjëve, në mbështetje institucioneve relevante në parandalimin e korrupsionit. Aktivitetet filluan në komunën e Istogut me 7 Dhjetor, vazhduan në ditët e ardhshme në Klinë, Pejë, Deçan, Junik dhe u përmbyllen në Gjakovë me datën 11 Dhjetor.
Në secilën nga këto komuna, në bashkëpunim me institucionet komunale, drejtoratet e arsimit dhe me stafin udheheqes te shkollave, me organizatat e shoqërisë civile dhe me mediat u organizuan aktivitete të shumta si: organizimi i 24 ligjeratave në 7 shkolla; leximi i 18 eseve fituese me temen kundër korrupsionit, të shkruara nga nxënësit e shkollave të këtyre gjashtë komunave; distribuimi i 3000 broshurave kundër korrupsionit ne shkollat përkatëse si dhe në familjet në zonat rurale dhe urbane; distribuimi i 1200 maskave mbrojtëse kunder Covid19 me logo senzibilizuese STOP KORRUPSIONIT; Mbjellja e 180 fidaneve/bredhave dekorues ne oborret e shkollave përkatëse me qëllim te shënimit të kësaj dite; Përcjellja e aktiviteteve nga radiot dhe televizionet lokale në komunat respektive dhe organizimi i emisioneve te veçanta ku u informuan qytetarët me këto aktivitete.
Aktivitetet u organizuan nga OJQ HUMAN, në bashkëveprim me të gjithë akterët e involvuar në projektin shumëkomponentësh “Fuqizimi i lidhjeve në mes të shoqërisë civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë” I financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë, Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.