Takimet e rregullta mujore të Trupit Koordinues/Këshillues 13 / 09 / 2022

 

Trupi këshillues/koordinues i cili vepron në kuadër të projektit  ‘‘Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, që është duke u financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë, mbajti takimin e rradhës me date 13/09/2022.

Fillimisht, pjesëmarrësit u informuan mbi aktivitetet e organizuara gjatë muajit paraprak, dhe më pasë, gjatë këti takimi u shpalosen dhe u shtjelluan problematika të ndryshme mbi sundimin e ligjit në regjionin e Dukagjinit dhe si rrjedhoje e diskutimit ky trup këshillues/koordinues dha propozim që gjatë muajit Shtator të diskutohen çështjet si:

 

  • Greva dhe pasojat e greves ne Arsim dhe
  • Puna e gjygjesorit dhe Prokurorise ne trajtimin e rasteve te dhunes seksuale me theks te veqnt tek te miturat