HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Janar, 2021
Edhe gjatë muajit Janar 2021 përmes gjashte organizatave të angazhuara në projekt, ka vazhduar kampanja senzibilizuese e qytetarëve për luftimin e korrupsionit dhe rëndësin e sundimit të ligjit.
Gjatë këti muaji u kontaktuan 270 familje të rradhës në fshatrat: Qyshk – Pejë, Zhdrell – Gjakovë, Llukë – Deçan, Budisalc – Klinë, Zallq – Istog, dhe lagja Qok – Junik.
Përmes pyetsorit të plotësuar nga këto familje u moren mendime se sa është funksional sundimi I ligjit në Kosovë, cili është niveli I korrupsionit sipas perceptimeve të tyre dhe se cilat institucione janë më të korruptuara.