Deçan, Shkurt 2021

Me 24 dhe 25 Shkurt 2021, me nxënësit e klasave XII7 Grupi B, XII10 Grupi B, XII4 Grupi A dhe XII7 Grupi A në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” Deçan, u mbajten ligjeratat e rradhës me qëllim ngritjen e vetëdijës së nxënësve mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Përpos ligjeratës së dëgjuar dhe bashkëbisedimit me ligjeruesin, nxënësve ju shpërnda dhe broshura mbi sundimin e ligjit e përpiluar dhe shtypur në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”