Deçan, Nëntor 2020

Gjatë muajit Nëntor, respektivisht me date 09, 10, 11 dhe 13 Nëntor 2020 në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” Deçan u organizuan katër ligjeratat e radhës me nxënësit e klasave XII5 Grupi B, XII1 Grupi B, XII7 Grupi A dhe XII6 Grupi A.

Duke synuar ngritjen e vetëdijës së nxënësve mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, ligjeruesi shtjelloi në përgjithësi ndikimin e korrupsionit dhe mungesen e sundimit të ligjit në shoqëri.

Ai, poashtu vëri në pahë se si grupmoshat e nxënësve, edhe pse të rinjë në moshë, mund të ndikojnë në luftimin e korrupsionit duke filluar nga sjelljet e tyre në shkollë e deri tek kërkesat e tyre ndaj prindërve që të respektohen ligjet në fuqi (si shembull u more ligji mbi komunikacionin, ligji mbi trashëgimin si dhe ligje tjera).