HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Deçan, Tetor 2020
Me date 28 dhe 29 Tetor 2020 në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” Deçan në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, që është duke u implementuar nga organizata HUMAN e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u organizuan katër ligjeratat e para me temë sundimi I ligjit dhe luftimi I korrupsionit.
Nxënësit e klasave XII1 Grupia A, XII3 Grupi A, XII3 Grupi B dhe XII6 grupi B paten rastin që së bashku me ligjeruesin Dardan Ukaj – Jurist I Diplomuar të bashkëbisedojn se si ndikon mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsioni në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të një shteti.
Ligjeruesi, si qëllim kryesor gjatë ligjeratave dhe bashkëbisedimeve me nxënësit kishte që nxënësit ti vë në dijeni se edhe ata mund të japin kontributin e tyre në parandalimin e korrupsionit dhe respektimit të ligjeve në fuqi që Kosova i ka.