Istog, Nëntor 2020

Në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog, me date 10 Nëntor 2020, u organizuan katër ligjerata mbi ngritjen e vetëdijës së nxënësve mbi ranësin e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit për nje funksionim dhe zhvillim të mirëfillt të një shteti.

Nxënësit e klasave XII, XII8, XII10 dhe XII11 paten rastin që të ndëgjojnë dhe bashkëbisedojnë me ligjeruesen Dorontina Visoqi – Juriste se si ata mund të japin kontributin e tyre në luftë kundër korrupsionit dhe se si ata mund të ndikojnë në sundimin e ligjit në Kosovë.