HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Istog, Tetor 2020
Me 20 Tetor 2020 në Gjimnazin “Haxhi Zeka” Istog në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, janë mbajtur ligjerata për ngritjen e vetëdijës së nxënësve mbi dukurit negative që sjellin në zhvillimin e shoqërisë respektivisht të shtetit mungesa e sundimit të ligjit dhe dukuria e korrupsionit. Me nxënësit e klasave XII1, XII3, XII7dhe XII6 të gjimnazit në Istog, nga ligjeruesja Dorontina Visoqi u ligjerua dhe u bashkëbisedua mbi mundësit që nxënësit kanë që kontriduoin në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.