HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Gjakovë, Mars 2021
Me date 18 dhe 19 Mars 2021 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ardhmëria” nga fshati Ramoc, Komuna-Gjakovë u mbajtën ligjeratat e rradhës ku si qëllim kryesor ishte ngritja e vetëdijës së nxënësve mbi nevojen e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit.
Gjatë ligjeratës së mbajtur me klasat 9/1, 9/2, si dhe me klasen e 9 dhe të 8 të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dy dëshmorët” nga fshati Sheremet, Komuna-Gjakovë u diskutua mbi mundësin që nxënësit kanë mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.
Gjatë ligjeratës, nxënësve ju bë me dije se edhe ata mund të jenë akter në parandalimin e dukurive korruptive dhe në respektimin e ligjit në përgjithësi qoft me sjelljet e tyre në hapsirat e shkollës dhe jasht saj, po ashtu edhe duke tërhekur vëmendjen e prindërve në respektimin e ligjeve në fuqi duke filluar nga ai I komunikacionit.
Nxënësit e pranuan se edhe ata mund që të ndikojnë në zhvillimin e shtetit duke u bazuar në shembujt e përdorur nga ligjeruesi.