HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Misioni
HUMAN synon që të adresoj mirëqenien sociale të komuniteteve në Kosovë dhe më gjerë. Në Kosovë synon që të kontribuoi në dialogun ndërkulturorë; të punoi me të gjitha komunitetet që të përmirësoi ndërveprimet dhe bashkëpunimin; ti mbështesë OJQ-të dhe rrjetet ekzistuese për një shoqëri civile më të fortë me fokus të veçantë në njohjen e njohurive dhe kapaciteteve lokale; fascilitimin e kthimit të grupeve pakice si dhe reintegrimin dhe integrimin e tyre në shoqëri; vlerësimin e trashëgimisë kulturore si vlerë e çmuar dhe e përbashkët. Jashtë Kosovës do të mund të bashkohet në programe humanitare në mbështetje të popullatës në nevojë.