Rreth nesh

Organizata për Zhvillim të Komuniteteve HUMAN, si vazhdimësi e organizatës Humanitare Italiane INTERSOS, është formuar me qëllim të ofroj mbështetje fuqizimit të shoqërisë Kosovare dhe të lehtësoj procesin e integrimit të grupeve minoritare dhe grupeve në nevojë në shoqërinë Kosovare.

Qëllimi i organizates HUMAN është që të fuqizoj kapacitetet organizative dhe operacionale të OJQ-ve vendore, dhe përmes aktiviteteve të avokimit dhe lobimit të fuqizoj lidhjet ndermjet grupeve të komuniteteve dhe qeverisjes lokale.

HUMAN synon të adresojë mirëqenien sociale të komuniteteve në Kosovë dhe jashtë vendit. Në Kosovë ajo synon të kontribuojë për dialogun ndërkulturor; duke punuar me të gjitha komunitetet për të përmirësuar ndërveprimin dhe bashkëpunimin; të mbështes OJQ-të ekzistuese dhe rrjetet për një shoqëri të fortë civile me theks të veçantë në ngritjen e njohurive dhe aftësive lokale; promovoj sundimin e ligjit; lehtësimin e dialogut ndërkulturor si një mjet për mirëqenien e të gjitha komuniteteve; vlerësimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore si vlere të çmuar dhe të përbashkët.