Aftësimi praktik profesional i studentëve në zyrat e avokatëve  – Qershor 2024

 

Duke synuar ngritjen e kapaciteteve të studentëve aktual apo të diplomuar të fakultetit juridik të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, janë duke vazhduar kryerjet e praktikave profesionale tremujore  për këta student, secili ne komunat e tyre respektive, në zyrat e avokatëve për gjashtë komunat e rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Junik dhe Deçan). Gjatë këtyre praktikave profesionale studentet kanë mundësi që ti marrin njohuritë e tyre fillestare praktike nga avokat të mirënjohur.

Këto praktika profesionale tremujore janë duke u zhvilluar në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit me Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe në bashkëpunim me gjashtë zyra të avokatëve në komunat e rrafshit të Dukagjinit.

MEMORANDUM I MIRËKUPTIMIT – Haxhi Zeka University (unhz.eu)

Në bazë të këtij bashkëpunimi, në kuadër të programit të Organizatës HUMAN, deri me tani praktikat tremujore i kanë përfunduar mbi 60 student.

Këto aktivitete vazhdojnë të organizohen në kuadër të projektit ‘‘Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, të implementuar nga organizata HUMAN dhe të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.