HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Sesione ligjeratash për ngritjen e vetëdijes së nxënësve në shkolla mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative në shoqëri – Qershor 2024
Duke synuar ngritjen e vetëdijes për promovimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit si dhe dukurive tjera negative në shoqëri, në shkollat e mesme, të mesme të ulta në gjashtë komunat e rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Junik dhe Deçan) si dhe në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, gjatë muajit Qershor 2024 janë realizuar 20 ligjerata me pjesëmarrjen e 381 nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve të këtyre shkollave.
Në kuadër të këtyre ligjeratave, nxënësve, po ashtu u janë shpërndarë fletushka informative dhe vetëdijësuese.
Në secilën komunë respektive, ligjeratat janë mbajtur nga ligjeruesit/jurist të diplomuar.
Nxënësit dhe studentët janë inkurajuar që njohurit e marra nga ligjeratat ti ndajnë me familjaret dhe me shoqërinë e tyre.
Këto ligjerata do të vazhdojnë dhe në muajt e ardhshëm dhe konsiderohen edhe nga institucionet relevante arsimore si shumë të nevojshme dhe të dobishme.
Këto aktivitete vazhdojnë të organizohen në kuadër të projektit ‘‘Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, të implementuar nga organizata HUMAN dhe të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.