Takimet e rregullta mujore të Trupit Koordinues/Këshillues 05.06.2024

 

Trupi këshillues/koordinues, i cili vepron në kuadër të projektit  ‘‘Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, që është duke u financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë, mbajti takimin e rradhës me datë 05.06.2024.

Fillimisht, pjesëmarrësit u informuan mbi aktivitetet e organizuara gjatë muajit paraprak, dhe më pasë, gjatë këti takimi u shpalosen dhe u shtjelluan problematika të ndryshme mbi sundimin e ligjit në regjionin e Dukagjinit dhe si rrjedhojë e diskutimit, ky trup këshillues/koordinues dha propozim që gjatë muajit Qershor 2024 të diskutohen dhe të realizohen radio emisione për temat në vazhdim:

 

  • Ndikimi i përdorimit joracional të paisjeve të menqura (telefon , tablet , llaptop ) në zhvillimim psikosocial dhe fizik të fëmijeve dhe të rinjëve!
  • A po respektohën afatet ligjore në inicimin dhe kryerjën e punëve në infrastrukturë?

Këto tema do të shtjellohen gjatë muajit Qershor 2024 ne Radiot lokale, bashkëpunetore në projekt (Radio Peja, Rtv Fontana, Radio Alba, Radio Gjakova dhe Radio Gorazhdevci).